Shqipëria e futbollit nuk ka të ndalur. Ranglista më e re e FIFA-s e
publikuar sot e klasifikon Kombëtaren Shqiptare me + 5 pozita të tjera për
muajin maj.
Në fakt Kombëtarja Shqiptare e Futbollit kishte arritur një
rekord historik duke u klasifikuar e 48-ta pas fitores së rëndësishme në
transfertë kundër Norvegjisë dhe debaklit që i shkaktuar Lituanisë në miqësore
prej 4:1.
Që prej asaj kohe e deri tani nuk është zhviulluar asnjë ndeshje por kjo nuk
ka penguar që rangimi për muajin maj të jetë për pesë pozita më i mirë që
nënkupton se tani jemi në vendin e 43-të me 640 pikë, madje duke lënë mbrapa saj
edhe Turqinë e Australinë.
Nga kundërshtarët tanë të grupit Zvicra ka përparuar për një pozitë, dhe tani
gjendet në vendin e 14-të, Norvegjia ka zbritur një pozitë dhe tani është e
31-ta, ndërsa që skuadrat poshtë Shqipërisë nuk kanë ndryshuar në rangim nga
muaji i kaluar Sllovenia e 55-ta, Islanda e 73-ta dhe Qipro e 123-ta.
Skuadra
e De Biazit tashmë ka thyer çdo rekord për sa i përket rangimit më të mirë në
historinë e futbollit botëror.
