Përveç blerjes së mbyllur të Fernando Jorentes, një mbrojtës me eksperiencë dhe një mesfushor që të mbulojë krahët, ku të ofrojë shpejtësi dhe driblim. Në të njëjtën kohë, Konte ka bërë edhe një listë largimesh, më saktë lojtarët që kurrsesi nuk duhet të nxirren në merkato dhe të atyre që mund të sakrifikohen për të arkëtuar miliona që mund të investohen sërish në blerje.
Tekniku bardhezi, i cili pret të përqafojë në muajt e ardhshëm bomberin spanjoll Fernando Lorente, i ka kërkuar klubit edhe dy sulmues të tjerë. Preferencat e tij tashmë njihen, Gonzalo Higuain i Realit të Madridit, Zlatan Ibrahimoviç i PSG-së, Edinson Kavani i Napolit dhe Luis Suarez i Liverpulit. Por, nga të gjithë këto emra, bisedimet dhe marrëveshjet më të lehta pritet të ngrihen me Gonzalo Higuainin dhe Zlatan Ibrahimoviçin, të cilët kushtojnë respektivisht 25 dhe 12-15 milionë euro.
Natyrisht që edhe blerja e të dyve nuk duket e pamundur, duke qenë që në dy vitet e fundit presidenti Anjeli u ka premtuar tifozëve një bomber prej 40 milionë eurosh, por me këtë shifër sivjet ai ka fatin që të blejë dy menjëherë dhe në këtë mënyrë do blindonte repartin sulmues. Por, në të njëjtën kohë, pistat e nxehta të sulmit vazhdojnë të jenë ato që të çojnë te Stevan Jovetiç i Fiorentinës dhe Xhekson Martinez i Portos, ndonëse këtu flitet për 30 milionë euro minimalisht për secilin nga lojtarët, ndaj tratativa duket e vështirë. Mirëpo Konte kërkon edhe një mbrojtës potent, një lojtar që të mund të zëvendësojë me të njëjtin efikasitet njërin mes Barzaljit, Kielinit dhe Bonuçit. Zgjedhja e tij ka rënë mbi Davide Astorin e Kaljarit, i cili kushton nga 8- 10 milionë euro, ndonëse kjo shifër mund të ulet edhe më tej, duke bërë pjesë të tratativës ndonjë lojtar të mundshëm që u pëlqen sardëve.
Ndërsa, për mesfushën, emri që bind totalisht Konten është ai i kolumbianit të Fiorentinës, Huan Kuadrado. 25-vjeçari është në bashkëpronësi mes vjollcëve dhe Udinezes dhe vlerësohet rreth 20 milionë euro. Gjithsesi, kjo marrëveshje me të dyja klubet mund të mbyllet shumë lehtë, duke qenë që qoftë Fiorentina, ashtu sikurse Udinezes i pëlqejnë disa lojtarë që janë pjesë e listës së largimeve të Juventusit, ndaj një marrëveshje është totalisht e mundur. Kuadrado është synimi i parë, i dyti pas tij vjen holandezi i Bajernit, Arjen Roben, i cili mund të lërë Gjermaninë për 20 milionë euro,
Por për te realizuar keto operacione Juventus eshte e gatshme te shese, Matrin, Fabio Kualiarelën, Sebastian Xhovinkon, Mirko Vuçiniç, Paolo De Çeljes, Stefan Lishtsteinerin. /albeu.com/
