Shaqiri sërish shënon në fitoren e Bayernit


Xherdan Shaqiri

Bayern Munich nuk ka të ndalur, por edhe Xherdan Shaqiri. Bavarezët kanë shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër ekipit pothuajse të ç’regjistruar nga liga elitare gjermane, Augsburg.

Në fakt, kampioni i sivjetmë i Bundesligas gjermane është dashur mjaft të djersitet për të arkëtuar tre pikë të reja. Golin e parë në ndeshje e shënoi në minutën e 68-të mesfushori gjerman, Thomas Muller ndërsa golin e fitores për ‘rekordmeister’ e shënoi mesfushori fantastik shqiptar, Xherdan Shaqiri, në minutën e 82-të. Mesfushori brazilian, Luis Gustavo, shënoi golin e tretë dhe të rezultatit përfundimtar në minutën e 86-të të këtij ballafaqimi, i cili në shikim të parë dukej mjaft i lehtë për kampionët gjerman.

Pas kësaj fitore Bayen Munich ka tubuar 85 pikë në Bundeliga dhe aktualisht ka 22 pikë më tepër se ish kampioni Borussia Dortmund, e cila pas humbjes së sotme me rezultat 3:3 kundër Wolfsburg mbetet në pozitën e dytë me 65 pikë.