Futbollistët e Barcelonës, Gerard Pique dhe Alex Song e kanë gjetur vendin më të keq të mundshëm, për qërimin e hesapeve. Ata janë parë duke u përleshur në mes vete gjatë festimeve për titullin e kampionit në La Liga, përpara qindra mijëra tifozëve katalunas, që kishin dalë nëpër rrugët e Barcelonës për t’u përshëndetur heronjtë e tyre.
Natyrisht, nuk dihet saktë nëse ata ishin duke lozur, por në fytyrat e tyre shihej një seriozitet dhe nervozë, që lë të kuptohet se Song seriozisht e sulmonte qendërmbrojtësin spanjoll. Për më tepër, fotografitë flasin vetë.

