Thirrjet "UÇK", "O sa mirë me qenë shqiptar", ... ndërprenë finalen e Kupës së Maqedonisë!
Brohoritjet e tifozerive, ndërpritet finalja e Kupës së Maqedonisë
Finalja e 21 e Kupës së Maqedonisë, mes Shkëndijës dhe Teteksit është ndërprerë pak minuta pas fillimit. Shkak për ndërprerjen dhe mos vazhdimin e takimit sonte kanë qenë brohoritjet e tifozerisë, njofton Portali Albeu.com.
Brenda pak minutave ndeshja është ndërprerë dy herë, ndërsa herën e tretë është ndërprerë për të mos vazhduar më.
Brenda pak minutave ndeshja është ndërprerë dy herë, ndërsa herën e tretë është ndërprerë për të mos vazhduar më.
Tifozeria e Shkëndijës brohoriste slloganet tashmë të njohura "UÇK", "O sa mirë me qenë shqiptar", "Shqipëri Etnike", etj. ndërsa tifozeria maqedonase e Teteksit i është kundërpërgjigjur me thirrje raciste anti-shqiptare.
Vendimi i FFM-së se sonte nuk do të zhvillohet finalja është bërë i ditur nga zëdhënësi i FFM-së ndërsa me këtë vendim janë pajtuar edhe kryesitë dhe futbollistët e të dyja skuadrave.
Sonte vonë do të mësohet se kur do të riluhet finalja por mësohet se ndeshja mund të riluhet të premten pa publikë.