101 Great Goals in 2012 / 2013
Labinot Kabashi - Nga lufta e Kosovës, në yll të Barcelonës
Labinot Kabashi po i mahnit trajnerët e Barcelonës, me aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Talenti shqiptar shihet si e ardhme e ndritshme e gjigantit katalunas, teksa luan me sukses në ekipin e të rinjve, Infantil B. 13 vjeçari nga Skenderaj mund të bëhet shqiptari i parë që shkel në Camp Nou, me fanellën e gjigantit katalunas.
Talentët shqiptarë e kanë vërshuar futbollin evropian, duke u shtuar dita ditës. Njëri prej tyre është edhe Labinot Kabashi, të cilit ia ka kushtuar një shkrim të veçantë e përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo.
Baba nga Kosova, nënë nga Finlanda dhe vendbanim në zemër të Katalunisë, në Bages, vendlindje e ish futbollistit të Barcelonës, Gabriel Garcia de la Torre, 'Gabri'.
Ky është kombinimi interesant i njërit prej talentëve më të mëdhenj të Barcelonës, Labinot Kabashi, mesfushor ofanziv i ekipit Infantil B.
Labinoti është lindur më 28 shkurt të vitit 2000 në Skenderaj të Kosovës, disa muaj pas përfundimit të luftës së fundit në atdheun e tij.
Lufta në Kosovë e kishte detyruar familjen e tij ta merrte rrugën e kurbetit, duke shkuar në Finlandë, për të përfunduar më pas në Kataluni.
Ai i ka nisur hapat e parë të futbollit në Sallent. Shpejt i është bashkuar ekipit të të rinjve të Gimnastic Manresa, një tjetër skuadër me një raport të mirë me Barcelonën, prej nga vinte edhe Pep Guardiola.
Në sezonin 2010-11, Kabashi kishte kaluar në ekipin Alevin D, të cilin e drejtonte Alex Gomez, ndërsa më pas kaloi në ekipin B të Jordi Font.
Më pas, ai kaloi në ekipin A të Marcel Sans, në prestigjiozen MIC de Fútbol 11, në të cilën ishte vendimtar në gjysmëfinale, pas një goli të shënuar ndaj Manchester Unitedit.
Këtë sezon, ai ka përmirësim në fizikusi e tij, ndërsa ka përparuar edhe në aspektin taktik dhe teknik, duke u bërë lojtar i rëndësishëm i Infantil B.
Në turneun e Aronas, ai shkëlqeu duke realizuar katër gola në finale ndaj Borussia Dortmundit, ndërsa kontribuoi edhe në goditjet e penalltive në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit.
Labinoti luan në mënyrë perfekte si 8-sh dhe 10-sh, ndërsa e godet topin me të njëjtën forcë dhe kualitet me të dyja këmbët.
Ai po ashtu mund t’i mbulojë edhe pozitat e sulmit. Ai shquhet për aftësitë e jashtëzakonshme, duke e lidhur me sukses mbrojtjen me sulmin.
Mirëpo, virtyti i tij kryesor është se ende është fëmijë dhe është lojtar që lufton në mënyrë të jashtëzakonshme.
Nëse ndonjë fëmijë dhe familja e tyre e meriton që të ëndërrojë që një ditë të shkel në Camp Nou si futbollist, ai është Labinoti.
Kosova mposhtet nga Gana pas penalltive
Përfaqësuesja U21 e Kosovës është mposhtur në raundin e parë të turneut ndërkombëtar “Valais Youth Cup” nga përfaqësuesja U21 e Ganës. Rezultati i rregullt ishte 2-2, por në penallti ganezët fituan me rezultat 4-5.
Përfaqësuesja jonë që në start të ndeshjes u gjend në disavantazh. Sulmuesi Assifuah e shfrytëzoi mirë gabimin e mbrojtës kosovare dhe shënoi për ta zhbllokuar rezultatin.
Pak më vonë, pas një aksioni të bukur të kosovarëve, Vedat Muriqi i barazoi shifrat me një gol të bukur. Ndërsa, heroi i kësaj ndeshje padyshim se ishte portieri jonë, Altik Muhaxhiri, i cili në çastet e fundit të pjesës së parë e mbrojti një penallti të kundërshtarëve.
Në pjesën e dytë përfaqësuesja jonë e nisi ndeshjen më mirë duke e kontrolluar tempon e lojës, por në mënyrë befasuese pësuan një gol nga goditja këndore. Realizuesi i këtij goli ishte Addico Princebell.
Por, nuk deshi shumë kohë që përfaqësuesja jonë ta barazonte rezultatin. Pas pasimit të bukur të Milot Rashicës, përball golit u gjend i posainkuadruari Musaj, i cili qëlloi fuqishëm për ta dërguar topin në rrjetë.
Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt e këtij takimi. Në penalltitë e ekzekutuara ganezët i qëlluan që të pestat, ndërsa për kosovarët Vedat Muriqi e humbi penalltinë e fundit dhe kështu nuk arritën të kualifikoheshin në finale.
Gana tani do të takohet në finale të kësaj gare me Brazilin, ndërsa Kosova do të ndeshet me Egjiptin për vendin e tretë.
Milani nuk veproi si duhej me Ambrosinin
Agjenti i Massimo Ambrosinit, Moreno Roggi, ka reaguar për mënyrën se si drejtuesit e Milanit e kanë ‘përjashtuar’ nga klubi klientin e tij.
Mesfushori italian iu bashkua Rossonerëve në vitin 1995 dhe përfaqësuesi i tij mendon se drejtuesit e klubit është dashur të vepronin më mirë kur dihej se 36-vjeçarit po i skadonte kontrata.
“Milani ka mundur të veprojë më mirë me situatën pas 18 vitesh së bashku”.
“Ai gjithmonë i ka refuzuar ofertat, është sjellë mirë në fushë dhe jashtë saj, prandaj shpresoj që Milani t’ia thotë një lamtumirë të vlefshme”, ka deklaruar agjenti për Radioblu.
Ambrosini është në bisedime për ta vazhduar karrierën te West Ham Unitedi.
Monako jep 100 milion euro për Kristiano Ronaldon
Monako vazhdon të bëhet protagonistja kryesore e merkatos së verës në Evropë, pasi tashmë ka hedhur sytë nga Kristiano Ronaldo. Sipas asaj që ka raportuar gazeta britanike “The Independent”, klubi francez është gati të paguajë 100.000.000 € për portugezin e Real Madridit, duke e kthyer atë në blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit botëror.
Ekipi i multimiliarderit rus Dmitri Ribolovlev është kthyer në këtë sezon përsëri në elitën e futbollit francez dhe ka “festuar” arritjen me blerjen e shumë yjeve si Falkao, Mutinjo e Rodriguez, të cilët në total i kanë kushtuar rreth 120 milion euro.
Por miliarderi rus nuk tërhiqet dhe është gati të dyfishojë shifrën e shpenzimeve vetëm për të siguruar yllin portugez, për të ndërtuar një skuadër të frikshme që do të dominojë futbollin në Francë dhe në Evropë.
Për këtë arsye, lojtarit do t’i plotësohet ëndrra që nuk po bën realitet te madrilenët, një rrogë prej 20 milion eurosh në vit dhe 100% të përfitimeve nga e drejta e imazhit të tij. Në këtë mënyrë ata mendojnë të bindin futbollistin për të firmosur një kontratë katërvjeçare.
Në 18 muajt e fundit ka pasur kontakte midis Monakos dhe përfaqësuesve të lojtarit në Francë, ku mendohet se oferta për Ronaldon është 20.000.000 € në vit. Nëse transaksioni do të bëhej realitet, atëherë do të bënim me transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke superuar rekordin e vet personal të CR7 në kalimin nga Mancester Junajtid te Real Madridi për rreth 95 milionë euro
Goli i shenuar nga Valdet Rama Shqiperi vs Norvegji VIDEO
Është ndëshkuar në minutat e fundit kombëtarja e Shqipërisë, duke u larguar nga stadiumi “Qemal Stafa” në Tiranë me barazim 1:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e kampionatit botërorë “Brazil 2014”.
Edhe pse në pjesën e parë ishte Shqipëria që avanconte me golin e Valdet Ramës, të shënuar në minutën e 41-të, përsëri nuk mundi t’i bëjë ballë lojës deri në fund dhe pranoi gol në fund të ndeshjes.
Për norvegjezët golin e barazimit e shënoi Hogli, në minutën e 87-të. Shqipëria kishte mundësinë e fitores edhe në minutën e fundit të kohës shtesë, por nga krosimi i Ramës, nuk kishte askush para portës vetëm për të prekur topin i cili kishte kaluar portierin norvegjez.
Pas fitores së Sllovenisë, Shqipëria lëshoi një super shans për të dalë në pozitën e parë për së paku 24 orë, por gjithsesi vazhdojnë të ruajnë pozitën e dytë dhe mbesin shpresat e kuqezinjve gjallë për një kualifikim të mundshëm për “Brazil 2014”, dhe të arrijë të prekë historinë e futbollit shqiptarë.
Mbesin edhe 4 ndeshje deri në fund të garave kualifikuese, ndërsa ja dhe duelet që do të ketë Shqipëria. Slloveni – Shqipëri (06.09.2013), Islandë – Shqipëri (10.09.2013), Shqipëri - Zvicër (11.10.2013) dhe Qipro – Shqipëri (15.10.2013). /Portalb
Goli i shenuar nga Valdet Rama VIDEOË
Edi Rama në Twitter: Pjesa e parë kryevepër, edhe 45 minuta rezistencë
Menjeherë pas golit të parë në ndeshjen Shqipëri-Norvegji, ka reaguar kryesocialisti Edi Rama, i cili ka uruar sërish Kombëtaren shqiptare pas golit të Valdet Ramës: "Bravo! Gol! Forca çuna".
Ai ka uruar edhe më parë një fitore të Kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme me Norvegjinë. Në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”, Edi Rama i është drejtuar kuqezinjve, duke i kërkuar të bëjnë më të mirën në këtë ndeshje.
“Uroj shumë që sot kombëtarja të bëjë atë që të gjithë shqiptarët dëshirojnë. Sukses çunave kuqezinj dhe trajnerit tonë të mençur”, shkruan Rama.
Shqipëri 1-1 Norvegji, autor i golit Valdet Rama
Shqipëria nuk mundi të shfrytëzojë maksimalisht ndeshjen ndaj Norvegjisë, duke u ndarë në barazim 1-1. Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ishte mbushur në kapacitetin e tij të plotë dhe dekori kuqezi ishte i mrekullueshëm, nga tifozët të ardhur nga të katër anët e botës, sidomos nga Kosova e Maqedonia.
Skuadra jonë kombëtare e udhëhoqi ndeshjen deri në fund, pasi shënoi që në pjesën e parë Valdet Rama, por pikërisht në 5 minutat e fundit, norvegjezët barazuan dhe takimi u mbyll 1-1, ku të dy ekipet morën nga një pikë shprese.
Edhe pse Kombëtarja priste me ankth ta fitonte takimin, ajo sërish ruan pozicionin në vend të dytë.
Shqipëri 1-0 Norvegji, shënon Rama
Shqipëria shënon ndaj Norvegjisë. Ylli golashënues është Valdet Rama, i cili ka shënuar në minutën e '41.
Stadiumi eshte i mbushur plot me tifozë, të cilët brohorasin duke shoqëruar më pas me thirrjet: "Shqipëri", "Shqipëri".
Tifozët janë të ardhur nga gjithë trojet shqiptare dhe shqiptarët e diasporës, e sidomos nga Kosova.
Shqipëria e lëshoi fitoren nga duart
Kombëtarja shqiptare e ka lëshuar fitoren nga duart, në një ndeshje të cilën e dominoi ndaj Norvegjisë sonte, me të cilën barazoi 1:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Qemal Stafa.
Kuqezinjtë bindën me loje, duke krijuar më shumë raste, por e pësuan një gol kur më së paku duhej, në minutat e fundit.
Pas disa rasteve të mira të krijuara, shqiptarët e kanë gjetur golin në minutën e 41-të përmes debutuesit në një ndeshje zyrtare, Valdet Rama, i cili pasi e kaloi një mbrojtës kundërshtar, e mposhti me mjeshtri portierin kundërshtar.
Në vazhdim, Hamdi Salihi e ka qëlluar tërthorësen, pas një goditjeje me kokë. Ndërkaq, kur tifozët e flaktë nga të gjitha viset shqiptare po bëheshin gati ta festojnë fitoren e dyfishtë ndaj ekipit skandinav, mbrojtësi T. Hogli barazoi gjithçka me kokë në minutën e 87-të.
Përkundër barazimit, Shqipëria vazhdon ta ndjek pozitën e dytë, e cila qon në barazh. Kuqezinjtë kanë grumbulluar 10 pikë, pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara.
Duhet cekur se te Norvegjia u paraqit në pjesën e dytë futbollisti shqiptar Valon Berisha, ndërsa Ardian Gashi nuk u paraqit fare në lojë.
Plisat, kanë ndezur sot pasdite Durrësin VIDEO
Grupi i tifozëve nga Prishtina, Plisat, kanë ndezur sot pasdite Durrësin ku po qëndrojnë për t’u nisur pas pak drejt Tiranës.
Ata këndojnë njëzëri në shkallët e hotelit ku po presin këngën:
“Në luftë të re, në luftë të re,
vetëm preje preje shkaun ti,
se unë këndoj, për ty luftoj,
SHQIPËRI oj nana jonë.”
Kenga e cila eshte shendrruar në ‘himne’ e tifozeve kuq e zi VIDEO
Kënga e Shpend Latifit në bashkepunim me Opium është shëndërruar në ‘himnin’ e tifozëve kuq e zi të cilët e kanë shpërndarë jo pak në faqet sociale në pritje të përballjes me Norvegjinë.
Kjo video dhuron emocione dhe përmbledh të gjitha ndjësit e tifozëve në këtë rast unik për arritjen e kuqezinjve.
-
Një flamur gjigant kuqezi do ta “pushtoj” Qemal Stafan
Rezultatet në rritje të kombëtares shqiptare kanë ngrohur zemrat e tifozerisë durrsake. Prej një jave disa qindra punonjëse të një rrobaqepësie kanë punuar për realizimin e flamujve që do të veshin kuqezi stadiumin “Qemal Stafa”, në pritje të ndeshjes që do të ndiqet me interes të madh në të gjithë hapësirën shqiptare dhe më gjerë. Flamuri kryesor është i gjatë 60 metra dhe i gjerë 40 metra, me një peshë totale prej afro 400 kg.
Ai do të vendoset mbi tribunën kryesore të stadiumit, ndërkohë që vazhdon me intensitet përgatitja e dy flamujve të tjerë në përmasat 120 metra të gjatë dhe 2 metra të gjerë.
Pritshmëria për këtë ndeshje në Durrës, ashtu si në të gjithë vendin është mjaft e lartë për shkak të qenies pranë një kualifikimi historik për në Botërorin Brazil 2014.
Piques i’a “ngjiti” prapa Ibraimovicit
Gerard Pique i është kthyer për një moment dashurisë së vjetër. Kështu së paku tregon një foto e kapur në ndeshjen PSG-Barcelona.
Ylli katalonas kishte patur një moment të vogël “dashurie” me Zlatan Ibrahimovicin. Pique nga mbrapa e kishte prekur Ibrën, ndërsa ylli suedez lart kishte filluar ta ledhatoj atë.
Dy lojtarët ishin të përfolur për “simpatinë” ndaj njëri tjetrit, edhe sa të dytë ishin lojtarë te Barcelona.
Goli i javës në La Liga
Padyshim që goli më i bukur i javës së fundit në La Liga është shënuar në ndeshjen mes Sevillës dhe Valencias. Futbollisti argjentinas, Ever Banega ka realizuar një gol tejet të bukur duke shmangur tre futbollist kundërshtarë për të mposhtur portierin e Sevillës me një goditje të fuqishme.
Goli është cilësuar si më i bukuri në La Liga ndërsa është në 10 golat më të bukur të këtij edicioni.
Kupa e Mbretit Fiton Atletiko zero tituj Reali kete sezon
Real Madrid mbyll kete sezon vetem me nje vend te dyte ne La Liga dhe zero tituj. Nje ndeshje me nervozizem ku 8 lojtar te Real ndeshkohen me karton te verdhe, ku edhe vete Portugezi Mourinjo bie viktime e protestave te ekzagjeruara duke perfunduar jashte me nje karton te kuq ne min 74.
Real Madrid 1 – 2 Atlético Madrid
Cristiano Ronaldo 14 ‘ / Diego Costa 35 ‘ Miranda 98 ‘
Reali ofron 85 milionë funte për Bale
Këtë shifër rekorde Tottenhami do ta ketë të pamundur ta refuzojë pasi presidenti i Real Madridit Florentino Perez e ka prioritet transferimin e uelsianit në Madrid.
Real Madridi e ka ndërmend të thyejë edhe një tjetër rekord botëror për transfere, pasi është gati të ofrojë 85 milionë funte për yllin e Tottenham Hotspur Gareth Bale, i cili shihet si zëvendësim i Ronaldos që pritet të rikthehet në Premier League, shkruan DailyMail.
Këtë shifër rekorde Tottenhami do ta ketë të pamundur ta refuzojë pasi presidenti i Real Madridit Florentino Perez e ka prioritet transferimin e uelsianit në Madrid.
Perez njihet për shpenzime marramendëse sepse për transferimin e Ronaldos, Kakas dhe Benzemas, ai kishte shpenzuar 171 milionë funte.
PSG i ofron 16 milionë euro në vit Rooneyt
Paris, 2 qershor - Wayne Rooney mund të shndërrohet së shpejti në një futbollist më të paguar se Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, pasi skuadra e kryeqytetit të Francës PSG është e gatshme të paguajë para të majme për të siguruar kartonin e sulmuesit anglez të Manchester Unitedit. Në bazë të ofertës që kampionët e Francës po përgatisin, Rooney do të merrte 16 milionë euro në sezon, për katër vjetët e ardhshëm, ndërsa M. United do të fitonte 50 milionë euro nga shitja e tij.
Pasi ka fituar pesë tituj kampionë të Anglisë dhe një Champions League me fanellën e “Djajve të Kuq”, Rooney nuk e fshehu dhe menjëherë pas tërheqjes së trajnerit Alex Ferguson shprehu dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re jashtë klubit.
Nëse oferta do të konkretizohet, Rooney do të shndërrohet në futbollistin e dytë më të paguar të botës, pas Eto’o që fiton 20 milionë euro në vit tek Anzhi, por përpara Ronaldos e Messit, që përfitojnë nga 12 milionë euro në vit, në bazë të kontratave të tyre aktuale me Real Madridin dhe Barcelonën.
Pasi ka fituar pesë tituj kampionë të Anglisë dhe një Champions League me fanellën e “Djajve të Kuq”, Rooney nuk e fshehu dhe menjëherë pas tërheqjes së trajnerit Alex Ferguson shprehu dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re jashtë klubit.
Nëse oferta do të konkretizohet, Rooney do të shndërrohet në futbollistin e dytë më të paguar të botës, pas Eto’o që fiton 20 milionë euro në vit tek Anzhi, por përpara Ronaldos e Messit, që përfitojnë nga 12 milionë euro në vit, në bazë të kontratave të tyre aktuale me Real Madridin dhe Barcelonën.
Shqipëri-Norvegji 60 mijë kërkesa për bileta
Pragu i ndeshjes së 7 qershorit, Shqipëri-Norvegji, e vlefshme për kualifikueset e Kampionati Botëror “Brazil 2014”, është më shumë se elektrizuese. Të gjithë kanë nisur të besojnë gjithnjë e më shumë për një kualifikim të mundshëm të kombëtares sonë, që drejtohet nga italiani Xhani De Biazi, në Botërorin e Brazilit, që do të ishte jo vetëm një rezultat historik, por, mbi të gjitha, edhe një dalje për herë të parë në finalet e tilla.
Atmosfera është e atillë sikurse në Tiranë të vinte jo vetëm Gjermania, apo dhe Anglia, po pse jo dhe Kampionët e Botës të Spanjës. Madje dhe kur ka luajtur Franca, më 2 shtator 2011, stadiumi nuk ka qenë i mbushur tej mase. Tashmë gjërat janë ndryshe, ka më shumë kërkesa për bileta dhe për të qenë në stadium, e pse jo dhe për të qenë pranë kuqezinjve, të cilët, edhe me mungesa, duhen ndihmuar për të marrë një tjetër fitore si më 22 mars 2013. Gjithsesi, edhe kur 14 vjet më parë, ka luajtur Norvegjia, përsëri stadiumi ka qenë plot, por atëherë nuk patëm fat, teksa u mundëm 2-1.
Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se biletat për ndeshjen me Norvegjinë, e cila do të luhet më 7 qershor, në ora 20:30, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, do të dalin në shitje më 4 qershor. Çmimet e tyre janë të atilla 8000 lekë të reja në tribunën kryesore, 5000 lekë të reja në tribunat anash kryesores, 3000 lekë të reja D2, 2000 lekë të reja D1 dhe D3 dhe 500 lekë të reja C e E-ja.
Të gjitha institucionet shtetërore kanë dërguar kërkesa të shumta në FSHF, çka e detyron institucionin më të lartë të top-këmbës shqiptare që të bëjë një seleksionim të tyre. Që do të thotë se biletat për institucionet më të rëndësishme shqiptare, duke futur të gjitha Ministritë, Komisionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Gjykatën, Prokurorinë, Parlamentin, po pse jo dhe ambasadat do të bëhen me planifikim.
Norvegjia nis sot përgaditjet kunder Shqiperise-ja programi i plotë
Ndryshe nga kuqezinjtë që i kanë nisur prej disa ditësh përgatitjet pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë mbyllur sezonin, norvegjezët të cilët janë në mes të kampionatit do të grumbullohen këtë të Hënë, në Oslo. Në orën 15:00 do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore, ndërsa në 17:30 trajneri Egil Olsen i shoqëruar nga një ose dy futbollistë do të japin konferencën e parë për shtyp. Të Martën pasdite dhe të Mërkurën në mesditë norvegjezët do të vijojnë stërvitjen në stadiumin Ulleval të Oslos, për të mbërritur në Tiranë me charter në mbrëmjen e 5 Qershorit.
Të Enjten përgatitjet e norvegjezëve do të vijojnë në “Qemal Stafa” në orën 18:00, ndërsa pak para se të nisë seanca e fundit stërvitore trajneri Olsen do të japë konferencën e zakonshme për shtyp në vigjilje të sfidës me kuqezinjtë. Dyert e “Qemal Stafës” do të jenë të hapura për mediat vetëm gjatë 15 minutave të para të seancës së fundit. Takimi i shumëpritur Shqipëri – Norvegji do të nisë të Premten në orën 20:30, ndërsa të shtunën në orën 11:30 në ambientet e Sheraton është parashikuar një tjetër konferencë për shtyp, para se delegacioni norvegjez të niset drejt Rinasit.
De Biaso plotëson kombëtaren shqipetare
Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, ka mbyllur sot përfundimisht listën e përfaqësueses për ndeshjen kundër Norvegjisë, duke i bashkuar grupit ekzistues prej 18 lojtarësh edhe 8 emra të tjerë. Bie në sy fakti se pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, tekniku italian ka vazhduar të eksperimentojë, duke mbledhur tashmë në total 6 emra të rinj për kombëtaren shqiptare, 6 futbollistë që mund të debutojnë që në ndeshjen e fundjavës.
Debutuesve Gjasula e Llullaku, tashmë i janë bashkuar edhe mbrojtësi Ilir Berisha, mesfushorët Amir Abrashi, Ergys Kaçe dhe Vullnet Basha., duke çuar në 6 numrin e futbollistëve që mund të luajnë për herë të parë me kombëtaren ndaj Norvegjisë. Ndërkohë, pjesë e “listës shtesë” të kombëtares ishin edhe mbrojtësi i Empolit, Elseid Hysaj, mesfushorët Emiliano Vila e Valdet Rama, si dhe sulmuesi Hamdi Salihi.
Të gjithë këto lojtarë do të jenë të pranishëm në rifillimin e grumbullimit në ditën e hënë, për t’i hapur rrugë pjesë së dytë të përgatitjeve për ndeshjen kundër skandinaveve.
Lista përfundimtare e kombëtare shqiptare të futbollit:
Portierë: Samir Ujkani (Kievo), Etrit Berisha (Kallmar), Orges Shehi (Skënderbeu).
Mbrojtës: Admir Teli (Karabak), Debatik Curri (Gençlebirligi), Mërgim Mavraj (Grojter Fyrth), Renato Arapi (Skënderbeu), Tefik Osmani (Teuta), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Ilir Berisha (Orebro), Elseid Hysaj (Empoli)
Mesfushorë: Jurgen Gjasula (Duisburg), Migjen Basha (Torino), Ansi Agolli (Karabak), Armando Vajushi (Liteks Loveç), Ervin Bulku (Sepahan), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Valdet Rama (Real Vajadolid), Vullnet Basha (Sion), Amir Abrashi (Grasshopers), Emiliano Vila (Pas Janina), Ergys Kaçe (PAOK),
Sulmues: Azdren Llullaku (Gaz Metan), Erjon Bogdani (Siena), Edgar Çani (Katania), Hamdi Salihi (Jiangsu Sainti).
Prishtina kampione-kryeqyteti në festë
FC Prishtina zyrtarisht ka festuar titullin e kampionit. Në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët e njohur “Plisat”, Prishtina ka mundur të dielën pasdite ndjekësin e saj, Trepçën ’89 me rezultat 2-0. Ndonëse “bardh e kaltrit” kohë më parë kanë siguruar titullin e kampionit, megjithatë, prishtinasit festuan titullin në ndeshjen ndaj mitrovicasve në sfidën e fundit të këtij sezoni të garave. Pjesë të kësaj ngjarje të bukur sportive ishin edhe njerëz të jetës politike, ndonëse dispononim e tyre e prishi shiu që ra gjatë gjithë lojës. Përballja ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ka prodhuar lojë të kënaqshme, por me iniciative e skuadrës së Afrim Tovërlanit. Prishtina pas vetëm një çerek lojë me golin e Argjend Malajt zhbllokoi rezultatin dhe ekipin skuadrën e tij në epërsi. Me avantazhin e nikoqirëve prej 1-0, u mbyll pjesa e parë e lojës. Edhe në fraksionin e dytë të lojës ishin futbollistët e Prishtinës që e kontrollonin lojën në terren duke rrezikuar disa herë seriozisht portën e “minatorëve”. Ishte sulmuesi Florim Berbatovci i cili shënoi golin e dytë për Prishtinën duke vendosur epilogun e kësaj sfidë joshëse. Dhe, kur gjyqtari i ndeshjes i jep fundin kësaj ndeshje, atëherë i tërë stadiumi shpërthen në festë, duke nisur festa e madhe e titullit të kampionit. Bazuar në rrjedhën e gjithë këtij sezoni, Prishtina me plotë meritë është kampione e Kosovës, pasi gjatë gjithë sezonit ka shfaqur performancë më të mirë se skuadrat tjera elitare. Kapitenit të Prishtinës, Driton Krasniqit, trofeun e titullit të kampionit ia dorëzoi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi. Festa e Prishtinës nisi në “tempullin” e futbollit, për të vazhduar edhe në rrugët e kryeqytetit.
Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, është shprehur shumë i lumtur me suksesin e arritur. Sipas tij, rruga deri të ky sukses ka qenë mjaft e vështirë. Tovërlani tha se ndeshjet vendimtar kanë qenë takimet e fituar jashtë Prishtinës. Sipas tij, Tovërlani, Prishtina me meritë ka fituar titullin. Tovërlani beson se skuadra e tij pas një javë do ta fitojë Kupën e Kosovës.
Tovërlani: Nuk ka qenë e lehtë rruga deri të titulli
“Rruga ka qenë mjaft e vështirë, nuk ka qenë aspak e lehtë deri në përfundim të kampionatit kur Trepça ’89 u dorëzua. Ndoshta vendimtare kanë qenë ndeshjet që i kemi fituar jashtë, ndërsa Trepça ’89 ka ngecur në ndeshjet jashtë terrenit të vet. Kampionat jashtëzakonisht i merituar. I falënderoi futbollistët, kryesin, bashkëpunëtorët e mi, por më së shumti i falënderoi futbollistët të cilët vërtet kanë treguar një karakter të fortë dhe një dëshirë e profesionalizëm shumë të lartë për nivelin e Kosovës. Pas një javë është finalja e Kupës dhe duam që Kupën ta sjellim në Prishtinë. Në asnjë mënyrë nuk e nënçmojmë skuadrën e Ferizajt, por ne do të mundohemi që Kupën ta sjellim në kryeqytet”, ka thënë Tovërlani.
Ndërkohë, sulmuesi më i mirë i Prishtinës, njëhërit shënuesi më i mirë i këtij sezoni, Florim Berbatovci, tha se është i ngazëllyer më suksesin e arritur. Berbatovci pohon se nuk ka qenë lehtë rruga deri tek titulli i kampionit. Ai thotë se përveç titullit është i kënaqur edhe më epitetin e golashënuesit më të mirë.
Berbatovci: Jam i lumtur me titullin dhe epitetin e shënuesit më të mirë
“Ka qenë shumë vështirë për të ardhur deri të titulli, por mendoj se kemi pasur ekip të mirë dhe kemi treguar angazhim dhe mendoj se është reale që fituam titullin përsëri. Ajo që me bën të lumtur që jam golashënuesi më i mirë i sezonit. Mendoj se e kam thyer një rekord, sepse Prishtina nuk ka pasur asnjë herë golashënues më të mirë, andaj jam shumë i lumtur”, tha Berbatovci. Duhet cekur se kampioni i Kosovës, nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është shpërblyer me 20 mijë euro, aq sa ishte paraparë për skuadrën kampione.
Subscribe to:
Posts (Atom)


























101 Gollat me te bukur te sezonit 2012/2013 VIDEO