101 Great Goals in 2012 / 2013
TV Sport Lives
Labinot Kabashi - Nga lufta e Kosovës, në yll të Barcelonës
Labinot Kabashi po i mahnit trajnerët e Barcelonës, me aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Talenti shqiptar shihet si e ardhme e ndritshme e gjigantit katalunas, teksa luan me sukses në ekipin e të rinjve, Infantil B. 13 vjeçari nga Skenderaj mund të bëhet shqiptari i parë që shkel në Camp Nou, me fanellën e gjigantit katalunas.
Talentët shqiptarë e kanë vërshuar futbollin evropian, duke u shtuar dita ditës. Njëri prej tyre është edhe Labinot Kabashi, të cilit ia ka kushtuar një shkrim të veçantë e përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo.
Baba nga Kosova, nënë nga Finlanda dhe vendbanim në zemër të Katalunisë, në Bages, vendlindje e ish futbollistit të Barcelonës, Gabriel Garcia de la Torre, 'Gabri'.
Ky është kombinimi interesant i njërit prej talentëve më të mëdhenj të Barcelonës, Labinot Kabashi, mesfushor ofanziv i ekipit Infantil B.
Labinoti është lindur më 28 shkurt të vitit 2000 në Skenderaj të Kosovës, disa muaj pas përfundimit të luftës së fundit në atdheun e tij.
Lufta në Kosovë e kishte detyruar familjen e tij ta merrte rrugën e kurbetit, duke shkuar në Finlandë, për të përfunduar më pas në Kataluni.
Ai i ka nisur hapat e parë të futbollit në Sallent. Shpejt i është bashkuar ekipit të të rinjve të Gimnastic Manresa, një tjetër skuadër me një raport të mirë me Barcelonën, prej nga vinte edhe Pep Guardiola.
Në sezonin 2010-11, Kabashi kishte kaluar në ekipin Alevin D, të cilin e drejtonte Alex Gomez, ndërsa më pas kaloi në ekipin B të Jordi Font.
Më pas, ai kaloi në ekipin A të Marcel Sans, në prestigjiozen MIC de Fútbol 11, në të cilën ishte vendimtar në gjysmëfinale, pas një goli të shënuar ndaj Manchester Unitedit.
Këtë sezon, ai ka përmirësim në fizikusi e tij, ndërsa ka përparuar edhe në aspektin taktik dhe teknik, duke u bërë lojtar i rëndësishëm i Infantil B.
Në turneun e Aronas, ai shkëlqeu duke realizuar katër gola në finale ndaj Borussia Dortmundit, ndërsa kontribuoi edhe në goditjet e penalltive në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit.
Labinoti luan në mënyrë perfekte si 8-sh dhe 10-sh, ndërsa e godet topin me të njëjtën forcë dhe kualitet me të dyja këmbët.
Ai po ashtu mund t’i mbulojë edhe pozitat e sulmit. Ai shquhet për aftësitë e jashtëzakonshme, duke e lidhur me sukses mbrojtjen me sulmin.
Mirëpo, virtyti i tij kryesor është se ende është fëmijë dhe është lojtar që lufton në mënyrë të jashtëzakonshme.
Nëse ndonjë fëmijë dhe familja e tyre e meriton që të ëndërrojë që një ditë të shkel në Camp Nou si futbollist, ai është Labinoti.
Kosova mposhtet nga Gana pas penalltive
Përfaqësuesja U21 e Kosovës është mposhtur në raundin e parë të turneut ndërkombëtar “Valais Youth Cup” nga përfaqësuesja U21 e Ganës. Rezultati i rregullt ishte 2-2, por në penallti ganezët fituan me rezultat 4-5.
Përfaqësuesja jonë që në start të ndeshjes u gjend në disavantazh. Sulmuesi Assifuah e shfrytëzoi mirë gabimin e mbrojtës kosovare dhe shënoi për ta zhbllokuar rezultatin.
Pak më vonë, pas një aksioni të bukur të kosovarëve, Vedat Muriqi i barazoi shifrat me një gol të bukur. Ndërsa, heroi i kësaj ndeshje padyshim se ishte portieri jonë, Altik Muhaxhiri, i cili në çastet e fundit të pjesës së parë e mbrojti një penallti të kundërshtarëve.
Në pjesën e dytë përfaqësuesja jonë e nisi ndeshjen më mirë duke e kontrolluar tempon e lojës, por në mënyrë befasuese pësuan një gol nga goditja këndore. Realizuesi i këtij goli ishte Addico Princebell.
Por, nuk deshi shumë kohë që përfaqësuesja jonë ta barazonte rezultatin. Pas pasimit të bukur të Milot Rashicës, përball golit u gjend i posainkuadruari Musaj, i cili qëlloi fuqishëm për ta dërguar topin në rrjetë.
Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt e këtij takimi. Në penalltitë e ekzekutuara ganezët i qëlluan që të pestat, ndërsa për kosovarët Vedat Muriqi e humbi penalltinë e fundit dhe kështu nuk arritën të kualifikoheshin në finale.
Gana tani do të takohet në finale të kësaj gare me Brazilin, ndërsa Kosova do të ndeshet me Egjiptin për vendin e tretë.
Subscribe to:
Posts (Atom)


101 Gollat me te bukur te sezonit 2012/2013 VIDEO