Kombëtarja shqiptare e ka lëshuar fitoren nga duart, në një ndeshje të cilën e dominoi ndaj Norvegjisë sonte, me të cilën barazoi 1:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Qemal Stafa.
Kuqezinjtë bindën me loje, duke krijuar më shumë raste, por e pësuan një gol kur më së paku duhej, në minutat e fundit.
Pas disa rasteve të mira të krijuara, shqiptarët e kanë gjetur golin në minutën e 41-të përmes debutuesit në një ndeshje zyrtare, Valdet Rama, i cili pasi e kaloi një mbrojtës kundërshtar, e mposhti me mjeshtri portierin kundërshtar.
Në vazhdim, Hamdi Salihi e ka qëlluar tërthorësen, pas një goditjeje me kokë. Ndërkaq, kur tifozët e flaktë nga të gjitha viset shqiptare po bëheshin gati ta festojnë fitoren e dyfishtë ndaj ekipit skandinav, mbrojtësi T. Hogli barazoi gjithçka me kokë në minutën e 87-të.
Përkundër barazimit, Shqipëria vazhdon ta ndjek pozitën e dytë, e cila qon në barazh. Kuqezinjtë kanë grumbulluar 10 pikë, pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara.
Duhet cekur se te Norvegjia u paraqit në pjesën e dytë futbollisti shqiptar Valon Berisha, ndërsa Ardian Gashi nuk u paraqit fare në lojë.

