Monako jep 100 milion euro për Kristiano Ronaldon



Monako vazhdon të bëhet protagonistja kryesore e merkatos së verës në Evropë, pasi tashmë ka hedhur sytë nga Kristiano Ronaldo. Sipas asaj që ka raportuar gazeta britanike “The Independent”, klubi francez është gati të paguajë 100.000.000 €  për portugezin e Real Madridit, duke e kthyer atë në blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit botëror.

Ekipi i multimiliarderit rus Dmitri Ribolovlev është kthyer në këtë sezon përsëri në elitën e futbollit francez dhe ka “festuar” arritjen me blerjen e shumë yjeve si Falkao, Mutinjo e Rodriguez, të cilët në total i kanë kushtuar rreth 120 milion euro.

Por miliarderi rus nuk tërhiqet dhe është gati të dyfishojë shifrën e shpenzimeve vetëm për të siguruar yllin portugez, për të ndërtuar një skuadër të frikshme që do të dominojë futbollin në Francë dhe në Evropë.
Për këtë arsye, lojtarit do t’i plotësohet ëndrra që nuk po bën realitet te madrilenët, një rrogë prej 20 milion eurosh në vit dhe 100% të përfitimeve nga e drejta e imazhit të tij. Në këtë mënyrë ata mendojnë të bindin futbollistin për të firmosur një kontratë katërvjeçare.

Në 18 muajt e fundit ka pasur kontakte midis Monakos dhe përfaqësuesve të lojtarit në Francë, ku mendohet se oferta për Ronaldon është 20.000.000 € në vit. Nëse transaksioni do të bëhej realitet, atëherë do të bënim me transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke superuar rekordin e vet personal të CR7 në kalimin nga Mancester Junajtid te Real Madridi për rreth 95 milionë euro